Shfrytëzuesit e një pjese të Shuto Orizares dhe Vizbegut pa ujë
- Shfrytëzuesit e një pjese të Shuto Orizares dhe Vizbegut nga ora 16:10 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë, kumtoi NP "Ujësjellës dhe Kanalizim" - Shkup.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Shfrytëzuesit e një pjese të Shuto Orizares dhe Vizbegut nga ora 16:10 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë, kumtoi NP "Ujësjellës dhe Kanalizim" - Shkup.
Ndërprerja është për shkak të një defekti në rrugën "Indira Gandhi", në afërsi të xhamisë.
Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e riparimit të defektit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s