• сабота, 16 мај 2026

Shefi i diplomacisë belge, Maksim Prevo prej sot për vizitë zyrtare në vend

Shefi i diplomacisë belge, Maksim Prevo prej sot për vizitë zyrtare në vend

Shkup, 15 prill 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit Zhvillimor të Mbretërisë së Belgjikës, Maksim Prevo prej sot do të qëndrojë për vizitë dyditore në vend, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Siç kumtoi MPJdheTJ, në kuadër të vizitës së tij të parë në vend, ministri Prevo do të realizojë tet-a-tet takim me homologun e tij, ministrin Timço Mucunski, pas çka është paraparë edhe takim plenar të dy delegacioneve zyrtare, të ndjekur me deklaratë të përbashkët për media.

"Tema qendrore në takimin do të jenë avancimi i marrëdhënieve bilaterale politike dhe ekonomike me Belgjikën, si dhe perspektivat në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe përkrahjen e mëtejme belge për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut", njoftojnë nga Ministria.

Vizita në vend e shefit të diplomacisë belge është në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të së cilës do t'i vizitojë edhe Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën, me qëllim për t'i përkrahur përpjekjet e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан