SHBA-ja paralajmëroi bllokim të porteve iraniane pas negociatave të pasuksesshme
- SHBA-ja prej sot do të vendosë bllokadë në portet iraniane me qëllim që të parandalohet lëvizja e anijeve nëpër rutën kyçe për transport të naftës dhe gazit, kumtoi presidenti Donald Tramp. Ai paralajmëroi "bllokadë të plotë" të ngushticës së Hormuzit pas negociatave të pasuksesshme paqësore me Iranin.
Uashington, 13 prill 2026 (MIA) - SHBA-ja prej sot do të vendosë bllokadë në portet iraniane me qëllim që të parandalohet lëvizja e anijeve nëpër rutën kyçe për transport të naftës dhe gazit, kumtoi presidenti Donald Tramp. Ai paralajmëroi "bllokadë të plotë" të ngushticës së Hormuzit pas negociatave të pasuksesshme paqësore me Iranin.
Komanda CENTKOM kumtoi se prej orës 10 (14:00 sipas Griniçit) do të bllokohet i tërë qarkullimi detar drejt porteve iraniane. Siç ceket, bllokada do të bëhet në mënyrë "të paanshme" për anijet nga të gjitha shtetet. Njëkohësisht, do të mundësohet navigimi i lirë për anijet që tranzitojnë nëpër ngushticën e Hormuzit drejt porteve të cilat nuk ndodhen në Iran.
Trampi deklaroi se marina amerikane do të ndalojë anije që i paguajnë taksa Iranit për prëdorim të ngushticës, duke cekur se "askush që paguan kompensim ilegal nuk do të ketë kalim të sigurt". Qëllimi i kësaj mase është të parandalohet Irani të paguajë taksa tranzitore dhe të ulen të ardhurat e tij nga nafta. Trampi paralajmëroi se bllokada mund të zbutet nëse sigurohet kalim i sigurt për të gjitha anijet.
Eskalimi pason pas më shumë se 20 orë negociata në Islamabad, me ndërmjetësim të Pakistanit, të cilat përfunduan pa marrëveshje. Nënpresidenti amerikan, Xhej Di Vens deklaroi se Teherani e ka refuzuar ofertën përfundimtare.
Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abaz Aragçi vlerësoi se SHBA-ja po zbaton "maksimalizëm" dhe kushte të ndryshueshme, përderisa presidenti Masud Pezeshkian e akuzoi Uashingtonin prë "standarde të dyfishta" në bisedë me presidentin rus, Vlladimir Putin.
Ngushtica e Hormuzit, që ndodhet mes Iranit dhe Omanit, është një prej rutave më të rëndësishme botërore detyre për tregtinë e naftës, ndërsa qarkullimi përmes saj është pakësuar në mënyrë të konsiderueshme prej fillimit të konfliktit. ab/
foto: arkivi