• вторник, 07 јануари 2025

SHBA-ja i lehtëson sanksionet për Sirinë pas rënies së regjimit të Asadit

SHBA-ja i lehtëson sanksionet për Sirinë pas rënies së regjimit të Asadit

Uashington, 7 janar 2025 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i lehtësuan sanksionet për qeverinë siriane me qëllim që të mundësojnë ndihmë humanitare, lajmëroi DPA.

Ministria e Financave dha lirim gjashtëmujor nga sanksionet "për mbështetje të popullit sirian në ndërtimin e tyre të ardhmërisë më të qetë dhe të sigurt".

Në dhjetor, forcat kryengritëse të kryesuara nga Ahmed al-Shara e rrëzuan nga pushteti Bashar al-Asadin, duke e përfunduar sundimin e tij prej më shumë se dy dekadave. Asad u arratis në Moskë, ndërsa lideri i ri e mori detyrën për ripërtëritje të vendit.

Zëvendës-sekretari i FInancave, Vali Adejemo, deklaroi se "fundi i regjimit brutal të Asadit krijon mundëri për ripërtëritje të Sirisë".

Edhe pse sanksionet nuk hiqen tërësisht, masat e reja sigurojnë lehtësism për aktivitetet humanitare dhe shërbimet themelore publike. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан