• понеделник, 30 септември 2024

SHBA dënon veprimet "përshkallëzuese" të Kinës kundër Filipineve

SHBA dënon veprimet

Uashington, 1 shtator 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan dje veprimet e “rrezikshme dhe të përshkallëzuara” të Kinës kundër operacioneve legjitime detare të Filipineve në Detin e Kinës Jugore, njoftoi Departamenti i Shtetit.

"Një anije e rojes bregdetare kineze u përplas qëllimisht tre herë me një anije të rojes bregdetare Filipine që ushtronte lirinë e lundrimit në zonën ekskluzive ekonomike të Filipineve, duke shkaktuar dëme në anije dhe duke rrezikuar sigurinë e ekuipazhit të anijes", deklaroi zëdhënësi Metju Miller.

Në kumtesën për shtyp thuhet se ky është i fundit në një seri veprimesh të rrezikshme dhe përshkallëzuese të Kinës në këtë zonë gjatë muajit gusht.

Roja bregdetare e Kinës kumtoi dje se një anije filipinase, "e ankoruar ilegalisht" në Sabina Shoal, ngriti spirancën e saj dhe "përplasi qëllimisht" një anije kineze, ndërsa roja bregdetare e Filipineve tha se anija kineze "u përplas qëllimisht" me një nga anijet filipinase.

Pekini pretendon të gjithë Detin e Kinës Jugore, duke përfshirë pjesët që i përkasin Filipineve, Bruneit, Malajzisë, Tajvanit dhe Vietnamit. Pjesët e detit, nëpër të cilat kalojnë mallra me vlerë gjithsej tre miliardë dollarë në vit, besohet se janë të pasura me depozita nafte dhe gazi dhe rezerva peshku. ls/

Foto: EPA 

 

Остани поврзан