Shallke kthehet në Bundesligë
- Lojtarët e Shallkes kanë siguruar rikthimin në Bundesligën gjermane në dy xhirot e fundit në sezonin e ligës së dytë, me triumf para tifozëve të tyre ndaj Fortuna Dizeldorfit me rezultatin 1-0.
Gelzenkirhen, 3 maj 2026 (MIA) – Lojtarët e Shallkes kanë siguruar rikthimin në Bundesligën gjermane në dy xhirot e fundit në sezonin e ligës së dytë, me triumf para tifozëve të tyre ndaj Fortuna Dizeldorfit me rezultatin 1-0.
Shalke është bindshëm e para në tabelë me 68 pikë, dhjetë më shumë se Paderborni që është në vendin e dytë dhe 11 më shumë se Hanoveri në vendin e tretë. Edhe pse të dy ekipet kanë një ndeshje më pak, Hanoveri që gjendet në vendin e tretë nuk mund ta kalojë më as matematikisht klubin nga Gelzenkirheni në tabelë.
Dy ekipet e para në Bundesligën 2 sigurojnë kualifikim të drejtpërdrejtë në divizionin elitar, ndërsa klubi i vendit të tretë do të luajë ndeshjen e plejofit me ekipin e vendit të 16-të në fund të sezonit të Bundesligës.
Në historinë e saj, Shallke është shtatë herë kampion i Gjermanisë, por herën e fundit në vitin 1958.
FOTO: EPA