• четврток, 22 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shënohet Dita kombëtare e përkujtimit të holokaustit dhe heroizmit në Izrael

Shënohet Dita kombëtare e përkujtimit të holokaustit dhe heroizmit në Izrael

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Komuniteti hebre në Republikën e Maqedonisë dhe Fondi i holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia sot do ta shënojnë Jom Hashoan - Ditën kombëtare të përkujtimit të holokaustit dhe heroizmit në shtetin e Izraelit, e cila shënohet në kujtim të kryengritjes hebraike në geton e Varshavës në vitin 1943 dhe një ditë përkujtimore e 6 milionë hebrenjve të vrarë në holokaust.

 Siç është paralajmëruar, përkujtimi do të mbahet në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë, në lagjen e dikurshme hebraike. Kryetari i komunitetit hebre, Pepo Levi, do të ndezë gjashtë qirinjtë përkujtimor me një premtim për viktimat dhe të mbijetuarit se nuk do të harrohen kurrë dhe se trashëgimia e tyre do të mbahet në kujtim të përjetshëm.

 Tradicionalisht, çdo vit në këtë ditë hapet një ekspozitë e artit figurativ të nxënësve, pjesëmarrës në konkursin për çmime "Holokausti përmes prizmit të syve të fëmijëve", i shpallur nga Fondi i Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë dhe Qendra Memoriale e Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia.

Nga 98 punimet e mbërritura, 60 janë të ekspozuara dhe janë pjesë e ekspozitës me titull "80 vjet nga çlirimi i Aushvicit". Juria profesionale e përbërë nga artistë figurativë dhe pedagogë përzgjodhi tre veprat më të mira të artit. Vendin e parë e mori Kristina Markoska, shkolla fillore nëntvjeçare "Kosta Raci" - fshati Bërvenicë, vendin e dytë Anastasia Gacov, klasa e nëntë e shkollës fillore “Shën Kirili dhe Metodi” – Koçan dhe vendi i tretë Bozhica Ivanovska nga shkolla fillore "Ilinden" - Kriva Pallankë. qa/

Foto: Fondi i holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia

 

 

Остани поврзан