Shënohet Dita Botërore e Veshkave, autoritetet kompetente shpallin paralajmërojnë risi për gjendje më të mirë të pacientëve me probleme në veshka
- E enjtja e dytë e muajit mars në fushatat botërore dhe qarqet shëndetësore tradicionalisht i kushtohet shënimit të Ditës Botërore të veshkave. Në Shkup sot u shënua Dita botërore e veshkave, ndërsa kompetentët paralajmëruan risi për gjendjen më të mirë të pacientëve me probleme të veshkave. Ngjarja “Shëndeti i veshkave për të gjithë: kujdesi për njerëzit, mbrojtja e planetit” u organizua nga Shoqata e qytetarëve të sëmurë nga veshkët - “Nefron”.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - E enjtja e dytë e muajit mars në fushatat botërore dhe qarqet shëndetësore tradicionalisht i kushtohet shënimit të Ditës Botërore të veshkave. Në Shkup sot u shënua Dita botërore e veshkave, ndërsa kompetentët paralajmëruan risi për gjendjen më të mirë të pacientëve me probleme të veshkave. Ngjarja “Shëndeti i veshkave për të gjithë: kujdesi për njerëzit, mbrojtja e planetit” u organizua nga Shoqata e qytetarëve të sëmurë nga veshkët - “Nefron”.
Zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski tha se sëmundja kronike e veshkave është problem shëndetësor ndërkombëtar në të gjithë botën dhe në vendin tonë, e shkaqet më të shpeshta të dëmtimit të veshkave janë diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut.
"Në shtetin tonë, rreth 85 për qind e këtyre pacientëve trajtohen me hemodializë, e rreth 15 për qind me transplantim. Me këtë rast, dua të apeloj për rëndësinë e transplantimit si akt i shpëtimit të jetës dhe shprehjes më të lartë të solidaritetit njerëzor. Duke rritur së bashku vetëdijen e publikut për rëndësinë e transplantimit, do të kontribuojmë në shpëtimin e jetëve dhe për breza të ardhshëm më të shëndetshëm", nënvizoi Andovski.
Ai informoi se janë duke u bërë ndryshime në Ligjin për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut me qëllim të kurimit, me qëllim të lehtësimit të qasjes tek një dhurues dhe për të rritur pragun, respektivisht, të mund të dhurojnë edhe të afërmit më të largët.
"Pritet që deri në fund të prillit ato të votohen në Kuvend. Shqyrtësohet edhe mundësia e kartës së dhuruesit, që do të thotë se do të jetë vullneti i të gjithë atyre që do të dominojnë, pasi të vdesin, e jo anëtarët e familjes, duke qenë se në periudhën e fundit ka pasur një sërë refuzimesh nga familjet për të dhënë pëlqimin për të dhuruar. Kjo do të thotë se po rrisim nivelin se kush mund të jetë donator i gjallë, domethënë mund të shkojmë plus një nivel nën atë linjë të lidhjes familjare", njoftoi Andovski.
Zëvendësministri i Shëndetësisë theksoi se në kuadër të aktiviteteve të koordinatores kombëtare të transplantit, Prof. Dr. Biljana Kuzmanovska, edhe sivjet theks i veçantë i kushtohet transplantimit të veshkave. Ishin shtatë koordinatorë spitalesh, një koordinator kombëtar dhe një zëvendës koordinator kombëtar, të cilët monitoronin vazhdimisht donatorët potencialë.
"Nga pikëpamja teknike dhe infrastrukturore, ne jemi shumë pranë standardeve evropiane dhe do të vazhdojmë të investojmë në kapacitete njerëzore, në infrastrukturë dhe në teknologji në mënyrë që qytetarët të mund të marrin shërbime shëndetësore në kohë reale", theksoi Andovski.
Ministria e Shëndetësisë po i jep mbështetje të fuqishme dhe të pakursyer karvanit të tribunave për ngritjen e vetëdijes për dhurimin e organeve, bëri të ditur ai, deri më tani në dy qytete janë mbajtur tribuna me temën e dhurimit të organeve, ndërsa të tretën e paralajmëroi për në Shtip më 27 mars.
"Ngjarja mbi këtë temë të rëndësishme nxitet nga një iniciativë qytetare dhe me pjesëmarrjen e mjekëve kulmorë, ekspertëve të transplantimit, koordinatorëve të transplantimit, pacientëve të cilëve u është bërë transplantimi, donatorë dhe përfaqësues nga KOM-i dhe BIF. Qëllimi është të hapet pyetja dhe hapësira për diskutim, të flitet për ligjin dhe të drejtat, për faktet dhe dilemat mjekësore, për çështjen e besimit dhe dhurimit të organeve përmes qëndrimeve të komuniteteve fetare, të dëgjohen historitë e jetës së pacientëve që presin një organ dhe atyre që kanë pritur thirrjen për transplantim", shtoi Andovski.
Ai theksoi se Ministria e Shëndetësisë përpilon çdo vit Program për sigurimin e shpenzimeve të pacientëve të trajtuar me dializë.
"Me të janë përfshirë personat me hemodializë pa sigurim shëndetësor, furnizimin e vaksinave për hepatit B, si dhe për parandalimin e hemofilisë përmes aktiviteteve edukative," shtoi Andovski.
Ai theksoi se po bëhen përpjekje maksimale, duke avancuar legjislacionin dhe infrastrukturën, për të rritur shkallën e shërbimit shëndetësor në mënyrë që qytetarët të kenë më shumë besim në sistemin shëndetësor.
"Shumë pacientët që kanë veshkë të transplantuar kanë një cilësi shumë më të mirë të jetës sesa pacientët në hemodializë. Shqetëson fakti që lista e pritjes së pacientëve në nevojë për veshkë të dhuruar po rritet, ndërsa lista e dhuruesve të mundshëm po zvogëlohet", bëri të ditur Andovski, duke bërë thirrje për rritjen e vetëdijes për dhurimin e organeve.
Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski, paralajmëroi se sivjet sasitë e barnave moderne në dispozicion në Klinikën e Nefrologjisë, si dhe në klinikat e endokrinologjisë dhe kardiologjisë, do të rriten për shkak të diagnozave të mbivendosura të këtyre tre klinikave.
"Do të punojmë për disponueshmërinë e gjerë të këtyre barnave përmes barnatoreve. Besojmë se vendosja e terapive të reja moderne do të përmirësojë ndjeshëm gjendjen e pacientëve me probleme të veshkave. Duke ndryshuar rregullat e dializës, do të sigurojmë që të arrihet lëvizshmëri më e madhe e pacientëve me dializë, për arsye biznesi ose për ndonjë arsye tjetër. Kjo tregon se ne jemi të përqendruar në prioritetet e pacientëve dhe kërkesat e tyre, ne jemi këtu për të punuar në avancimin e mbrojtjes shëndetësore", tha Klekovski.
Kryetari i Shoqatës së qytetarëve me sëmundje të veshkave- Nefron, Dushko Gjorgjiev, tha se kjo shoqatë sot shënon Ditën e 20-të botërore të veshkave në shtet.
Në ngjarjen, u theksua se zbulimi i hershëm i sëmundjes kronike të veshkave mund të shpëtojë jetë. Me kontrolle të thjeshta joinvazive përmes gjakut dhe urinës, mund të zbulohet në fazë të hershme, e me ndërhyrje dhe terapi me kohë dhe në dispozicion, mund të parandalohet ose anulohet përparimi i sëmundjes deri në stadiumin përfundimtar kur trajtimi me dializë ose transplantim është i domosdoshëm.
U tha se te shumë pacientë sëmundja zbulohet në fazë të vonë, kur dëmtimi i veshkave është i avancuar.
Më poshtë vijoi një diskutim për sëmundjet e veshkave - parandalimin, zbulimin e hershëm, trajtimin dhe sfidat me të cilat përballen pacientët me veshka në shtet.