• понеделник, 15 декември 2025

Sesioni i fundit i këtij viti i Europarlamentit

Sesioni i fundit i këtij viti i Europarlamentit

Strasburg, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Samiti i dhjetorit i BE-së i paraparë për më 18 dhe 19 dhjetor, heqja graduale e importittë gazit natyror rus dhe planet për përforcim të mbrojtjes evropiane do të jenë tema kryesore të mbledhjes së kësaj jave të Parlamentit evropian në Strasburg. Në kuadër të këtij sesioni të fundit të PE-së këtë vit do të ndahet edhe çmimi për liri të mendimit "Saharov" për vitin 2025.

Mbledhja do të fillojë me debatin për nismën për inicim të aksionit ambicioz evropian kundër tregtisë me drogë, pas çka do të debatojë edhe për ndikimin e situatës aktuale gjeopolitike ndaj pacientëve evropianë dhe qasjes së tyre drejt medikamenteve, si dhe për marrëdhëniet mes BE-së dhe Arabisë Saudite.

Eurodeputetët do të debatojnë edhe për stimulim të investimeve në mbrojtje me qëllim të zbatimit të Planit "Riarmatimi i Evropës", kahëzuar drejt përforcimit të bazës mbrojtëse teknologjike dhe industriale të Evropës, si dhe për ndryshime të disa rregullarivave nga Politika e përbashkët bujqësore, mes të cilave edhe ato lidhur me subvencionet e drejtpërdrejta, nxitjen e zhvillimit rural, përforcimin e kontrolleve dhe ndryshimin e dënimeve.

Debati kyç i seancës së kësaj jave kushtuar përgatitjes së Samitit të BE-së të caktuar për më 18 dhe 19 dhjetor do të mbahet të mërkurën paradite. Në kuadër të debatit europarlamentarët me përfaqësues të Komisionit evropian dhe të Kryesisë daneze me Këshillin e BE-së do të këmbejnë mendime për temat kyçe të Samitit lidhur me mbështetjen për Ukrainën, marrëdhëniet transatlantike dhe autonominë strategjike të Unionit.

Të mërkurën pasdite do të mbahet debat tematik i jismës së grupit të deputetëve të Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve për luftë kundër diskriminimit në BE dhe për implementime të regjimit të kushtëzimit të sundimit të së drejtës.

Në ditën e fundit të këtij sesioni, të enjten, eurodeputetët do të diskutojnë për 30-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes paqësore të Dejtonit, për rolin e platformave onlajn në përzierje të huaj dhe përhapje të dezinformatave dhe për "Rritjen dramatike globale të sulmeve të dhunshme ndaj punonjësve humanitarë dhe gazetarëve". ab/

Foto: МIА Arkivi

Остани поврзан