• петок, 13 март 2026

Seminari i parë i biznesit për komunitetet e biznesit të Japonisë dhe Maqedonisë

Seminari i parë i biznesit për komunitetet e biznesit të Japonisë dhe Maqedonisë

12 mars 2026

Ambasada e Japonisë në Maqedoninë e Veriut organizoi më 11 mars në Shkup seminarin e parë për lidhjen e komuniteteve të bizneseve të Japonisë dhe Maqedonisë.

Në ngjarje morën pjesë nëntë kompani japoneze me veprimtari globale nga sektorë të ndryshëm, si energjetika, farmaceutika, industria automobilistike, ndërtimtaria dhe financat.

Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, z. Timço Mucunski, mbajti fjalimin hyrës, duke shprehur qëndrimin e tij për forcimin e tregtisë dhe investimeve dypalëshe. Në fjalën përshëndetëse, ambasadorja e Japonisë, Secuko Kavahara, theksoi rëndësinë e lehtësimit të komunikimit të drejtpërdrejtë dhe rrjetëzimit mes të dyja palëve.

Përfaqësuesit e kompanive japoneze prezantuan portofolet dhe interesat e tyre të biznesit në rajon. Më pas, u zhvillua panel diskutim, me ç’rast dy kompani të Maqedonisë me partneritete shumëvjeçare dhe të suksesshme me kompani japoneze ndanë përvojat dhe këshillat e tyre rreth bashkëpunimit me Japoninë. Seminari u mbyll me një sesion rrjetëzimi.

Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni: contact@sk.mofa.go.jp

Ambasada e Japonisë

Остани поврзан