Sektori bankar i përfshirë plotësisht në skemën e transfereve kreditore të SEPA
- Një bankë tjetër i është bashkuar skemës së transfereve kreditore të Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA), duke përfunduar kështu procesin e hyrjes së të gjithë sektorit bankar të ekonomisë vendase në këtë skemë pagesash.
Shkup, 26 mars 2026 (MIA) - Një bankë tjetër i është bashkuar skemës së transfereve kreditore të Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA), duke përfunduar kështu procesin e hyrjes së të gjithë sektorit bankar të ekonomisë vendase në këtë skemë pagesash.
Siç informon Banka Popullore (BP), përfshirja e të gjitha bankave në skemën e transfereve kreditore në SEPA përfaqëson një hap të rëndësishëm në integrimin e mëtejshëm të sistemit të pagesave vendase në Zonën evropiane të pagesave dhe kontribuon në përmirësimin e efikasitetit, shpejtësisë dhe transparencës së pagesave ndërkufitare për qytetarët dhe kompanitë.
"Me përfshirjen e plotë të sektorit bankar në skemën e transfereve kreditore në SEPA mundëson disponueshmëri më të gjerë të këtyre shërbimeve për qytetarët dhe kompanitë, si dhe rritjen e konkurrencës dhe ofertës së shërbimeve të pagesave në tregun vendas. Kjo në përgjithësi kontribuon në uljen e kompensimeve dhe përmirësimin e transparencës në ekzekutimin e pagesave ndërkufitare, veçanërisht për kompanitë që tregtojnë në mënyrë aktive me vendet e Bashkimit Evropian dhe shtetet e tjera anëtare të SEPA-s", citon BP.
Banka Popullore vëren se në bashkëpunim me bankat dhe pjesëmarrësit e tjerë të tregut, do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive në përmirësimin e infrastrukturës së pagesave dhe harmonizimin e mëtejshëm të saj me standardet evropiane të pagesave. Në periudhën e ardhshme, do të vazhdojnë aktivitetet që synojnë zgjerimin e mëtejshëm të pjesëmarrjes së institucioneve vendase në skemat e tjera SEPA, me qëllim ofrimin e shërbimeve të pagesave të sigurta, efikase dhe moderne për qytetarët dhe kompanitë. sa/
foto: MIA arkivi