Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit Dimovska u takua me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Grigorjan
- Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, u takua me përfaqësuesin e përhershëm të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Armen Grigorjan.
Shkup, 3 mars 2026 (MIA) - Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, u takua me përfaqësuesin e përhershëm të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Armen Grigorjan.
Sekretarja e përgjithshme, theksojnl nga pres shërbimi kuvendor, e informoi Grigorjanin rreth prioriteteve të Shërbimit Parlamentar që rrjedhin nga Plani Strategjik i Kuvendit, agjenda e reformave, Strategjia për Digjitalizimin e Kuvendit 2026-2028, Plani i Veprimit për Avancimin e Barazisë midis Grave dhe Burrave 2025-2027. Dimovska e theksoi rolin e dy Njësive të reja për Vlerësimin e Ndikimit të Rregullativës dhe Njësisë për Planifikim Strategjik në përgatitjen në kohë të Planit Strategjik të Kuvendit, si dhe punën dhe arritjet e suksesshme të shërbimit në periudhën e kaluar.
Grigorjani nënvizoi se UNDP-ja dhe Kuvendi tashmë bashkëpunojnë në disa fusha, veçanërisht në aspektin e monitorimit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit, por se gjithmonë ka vend për përmirësim dhe thellim të partneritetit. Ai shprehu respekt të veçantë për rezultatet e arritura nga shërbimi deri më tani dhe gatishmëria për të gjetur fusha për bashkëpunim më të ngushtë që janë në interes, si të qytetarëve, ashtu edhe të shërbimit parlamentar.
Bashkëbiseduesit ranë dakord që bashkëpunimi i ndërsjellë bazohet në partneritet dhe komunikim të hapur.
Foto: Kuvendi