Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alen Berse për vizitë zyrtare në vendin tonë
- Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alen Berse prej sot deri më 8 maj do të qëndrojë në vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shkup, 6 maj 2026 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alen Berse prej sot deri më 8 maj do të qëndrojë në vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nikoqir i tij është ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me të cilin do të ketë takim tet-a-tet, ndërsa pastaj edhe konferencë të përbashkët për shtyp.
Në kuadër të vizitës janë parashikuar takime të Berse-s me kreun shtetëror, me ministra kompetent, si dhe shumë aktivitete tjera të lidhura me bashkëpunimin me këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, kushtuar promovimit të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe vlerave demokratike, në të cilën vitin e kaluar vendi shënoi 30 vjet anëtarësim", njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. sa/
Foto: MIA