Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alen Berse për vizitë zyrtare në vend
- Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alen Berse i cili prej dje është për vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriutt, sot me nikoqirn e tij, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski do të realizojë takim tet-a-tet, ndërsa pastaj edhe konferencë të përbashkët për shtyp.
Shkup, 6 maj 2026 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alen Berse i cili prej dje është për vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriutt, sot me nikoqirn e tij, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski do të realizojë takim tet-a-tet, ndërsa pastaj edhe konferencë të përbashkët për shtyp.
Në kuadër të vizitës në vend, Berse do të takohet me kreun shtetëror, me ministra kompetent, si dhe shumë aktivitete tjera, kushtuar avancimit të bashkëpunimit me këtë organizatë ndërkombëtare.
Këshilli i Evropës është i përkushtuar në promovimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut shënoi 30 vjet anëtarësim në organizatë vitin e kaluar, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Foto: EPA