Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute të martën vjen për vizitë zyrtare në vend
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute të martën (3 mars) vjen për vizitë zyrtare në vend.
Shkup/Bruksel, 26 shkurt 2026 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute të martën (3 mars) vjen për vizitë zyrtare në vend.
Nikoqire e Rutes do të jetë presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Është paraparë të takohet edhe me kryeministrin Hristian Mickoski dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. Rute do të qëndrojë edhe në stërvitjen demonstruese të Armatës.
Kjo është vizita e parë e Rutes si sekretar i përjgithshëm i NATO-s në Shkup. Ai ishte për vizitë në nëntor të vitit 2021 si kryeministër i atëhersshëm i Holandës.
Në vitin 2023 për vizitë zyrtare në Maqedoni qëndroi edhe i pari i atëhershëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. ab/
Foto: МIА