Seancë përkujtimore për përvjetorin e tragjedisë në Koçan
- Kuvendi sot do të mbajë seancë përkujtimore për përvjetorin e ngjarjes tragjike në diskoteken "Puls" në Koçan, në të cilën humbën jetën 63 persona, ndërsa u plagosën rreth 200 gtë tjerë.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Kuvendi sot do të mbajë seancë përkujtimore për përvjetorin e ngjarjes tragjike në diskoteken "Puls" në Koçan, në të cilën humbën jetën 63 persona, ndërsa u plagosën rreth 200 gtë tjerë.
Më 14 mars, Qeveria do të mbajë Konferencë ndërkombëtare "Aspekte institucionale dhe klinike dhe zgjidhje pas zjarrit në Koçan vjë vit më pas", në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, ekspertë të shëndetësisë, organizata ndërkombëtare dhe partnerë humanitarë.
Siç informoi dje zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva, në konferencë do të marrin pjesë mjekë dhe personel mjekësor nga 37 vende që u erdhën në ndihmë viktimave të zjarrit. Konferenca, siç theksoi ajo, ka për qëllim të bëjë një analizë gjithëpërfshirëse të reagimit ndaj tragjedisë, nga ndërhyrja fillestare dhe shpëtimi i jetëve, deri te trajtimi afatgjatë, rehabilitimi dhe zgjidhjet sistemike për të ardhmen. Në seancën përfundimtare do të prezantohen zgjidhjet e ardhshme dhe hapat sistemikë të ndërmarrë nga institucionet.
Për zjarrin në diskotekën në Koçan në vijim është duke u zhvilluar një proces gjyqësor. mb/
Foto: MIA