• четврток, 19 март 2026

Seancë konstituive e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor

Seancë konstituive e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor

 Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) - Në Ministrinë e Drejtësisë sot do të mbahet seancë konstituive e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor. Me seancën do të kryesojë ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, ndërsa pritet të marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive parlamentare dhe deputetë të pavarur.

Nga Ministria e Drejtësisë për MIA-n informojnë se në takim do të zgjidhet kryetari i grupit të punës dhe do të miratohet Rregullorja për Punë.

 Sipas informacioneve të publikuara paraprakisht,  Kod i ri Zgjedhor do të miratohet nëse propozohen më shumë se 30 për qind ndryshime aktuale.

Seanca konstituive është e mbyllur për publikun, ndërsa pas përfundimit të saj  është planifikuar deklaratë për mediat.. 

 Foto: Arkivi

 

 

Остани поврзан