• понеделник, 15 декември 2025

Seancë e Komisionit Kuvendor për Çështje Evropiane

Seancë e Komisionit Kuvendor për Çështje Evropiane

Shkup, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajë mbledhje Komisioni për Çështje Evropiane, në rend dite të së cilës është Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për rrugët publike në lexim të parë me flamur evropian.

Propozues i autorizuar është zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski.

"Me propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për rrugët shtetërore bëhet specifikimi, plotësimi dhe harmonizimi i mëtejshëm i tij me rregulloret e reja evropiane me qëllim që të implementohen sistemet transportuese inteligjente (STI) në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dispozitat e Propozim-ligjit nuk kanë pasoja financiare plotësuese ndaj buxhetit dhe mjeteve tjera financiare publike", citohet në arsyetimin e ligjit. sa/

Foto: MIA arkivi

 

Остани поврзан