• петок, 15 мај 2026

Seanca të dy komisioneve të Kuvendit

Seanca të dy komisioneve të Kuvendit

Shkup, 12 maj 2026 (MIA) - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni për arsim, shkencë dhe sport.

Në rend të ditës së seancës së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë Raporti vjetor për punën e Agjencisë për administratë për vitin 2025 dhe Raporti vjetor për punën e Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale për vitin 2025.

Anëtarët e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport do të debatojnë për Vendimin statutor për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit "Nënë Tereza" në Shkup. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан