• сабота, 16 мај 2026

SASHK-u organizon konferencë për politikat e punës në prag të Ditës Ndërkombëtare të Punës

SASHK-u organizon konferencë për politikat e punës në prag të Ditës Ndërkombëtare të Punës

Shkup, 29 prill 2026 (MIA) - Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, në prag të 1 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Punës, organizon konferencë me temë "Politikat e punës dhe kontratat kolektive - korniza ligjore, zbatimi dhe sfidat". 

Në kuadër të konferencës do të mbahen panele diskutimi të dedikuara çështjeve nga fusha e së drejtës së punës, të lidhura me krijimin e politikave të punës dhe kornizës ligjore, si dhe problemet dhe dilemat në zbatimin praktik të kontratave kolektive. 

Në konferencë është paralajmëruar fjalimi i kryetarit të SASHK-ut, Jakim Nedelkov, ndërsa në panelet e diskutimit do të mbajnë fjalime zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Ristovski, zëvendësministri i Administratë Publike, Laze Jakimoskii dhe profesori i të drejtës së punës, Lazar Jovevski. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан