• сабота, 16 мај 2026

Sali: Tre dekada partneritet me BE, tani është koha për rezultate konkrete

Sali: Tre dekada partneritet me BE, tani është koha për rezultate konkrete

Shkup, 6 maj 2026 (MIA) - Integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i shtetit. Ambicia jonë është e qartë – anëtarësim i plotë në Bashkimin Evropian, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në konferencën "30 Vite nga rruga evropiane: Maqedonia e Veriut- Bashkimi Evropian - hapat e arshshme, që u mbajt në organizim të Klubit diplomatik - Shkup dhe Fakultetit juridik pranë UCM-së.

Pas përfundimit të procesit të skriningut, ai theksoi se fokusi është vendosur tek përshpejtimi i reformave.

“Tridhjetë vite partneritet dhe 25 vite nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dëshmojnë se rruga jonë evropiane është e qartë dhe e pakthyeshme. Sot, integrimi nuk është vetëm një qëllim – është proces i dorëzimit të rezultateve konkrete,” u shpreh Sali.

Ai shtoi se përmes Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, vendi tashmë po jep rezultate të matshme në fusha kyçe si sundimi i ligjit, administrata publike dhe qeverisja ekonomike.

Ministri theksoi se një proces i besueshëm zgjerimi kërkon përkushtim të dyanshëm – reforma reale nga vendet kandidate dhe parashikueshmëri nga Bashkimi Evropian. bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан