Rute në Vila Vodno në takim me presidenten Siljanovska Davkova
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, i cili aktualisht qëndron për vizitë zyrtare në vend, u prit sot pasdite me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në Vila Vodno nga nikoqirja e tij, presidentja Gordana Siljanovska Davkova.
Shkup, 3 mars 2026 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, i cili aktualisht qëndron për vizitë zyrtare në vend, u prit sot pasdite me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në Vila Vodno nga nikoqirja e tij, presidentja Gordana Siljanovska Davkova.
Menjëherë pas ceremonisë, Rute dhe Siljanovska Davkova u nisën për një takim kokë më kokë, pas të cilit do të mbahet një takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë dhe NATO-s.
Është planifikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e presidentes Siljanovska Davkova dhe Rute.
Rute u prit më parë në aeroportin e Shkupit nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
"Është nder për mua të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute. Në kohë sfidash serioze të sigurisë, është me rëndësi të veçantë që të kontribuojmë së bashku për sigurinë, paqen dhe stabilitetin", shkroi Misajllovski në Fejsbuk.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të ketë takim edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, pas çka do të mbajë fjalim para deputetëve në Dhomën ligjvënëse.
Rute do ta vizitojë edhe kazermën "Ilinden", ku do të marrë pjesë në prezantimin e grupit të lehtë këmbësorik të Batalionit të Armatës dhe një pjese të pajisjes së kësaj njësie.
Në ngjarjen do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, gjeneralë të Armatës dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes.
Kjo është vizita e parë e Rutes si sekretar i përgjithshëm i NATO-s në Shkup. Ai ishte në vend në nëntor të vitit 2021 si kryeministër i atëhershëm i Holandës.
Në vitin 2023 për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut qëndroi njeriu i parë i NATO-s, Jens Stoltenberg. mb/
Foto: Misajllovski në Fejsbuk