• петок, 05 декември 2025

Rubio: Rusia qartë tha se nuk dëshiron paqe, vazhdon me sulme dhe çdo javë humbet nga 7.000 ushtarë

Rubio: Rusia qartë tha se nuk dëshiron paqe, vazhdon me sulme dhe çdo javë humbet nga 7.000 ushtarë

Uashington, 13 nëntor 2025 (MIA) - Sekretari shtetëtor amerikan, Marko Rubio, deklaroi se Rusia e ka bërë të qartë se nuk dëshiron paqe, duke theksuar se Moska vazhdon me sulmet e saj afatgjata ndaj infrastrukturës ukrainase dhe se po humbet çdo javë nga 7.000 ushtarë. 

"Ata vazhdojnë të sulmojnë rrjetin elektrik të Ukrainës dhe të përpiqen të demoralizojnë vendin, ndërsa humbasin rreth 7.000 ushtarë në javë. Mendoj se e kanë bërë të qartë se çfarë duan, që është se duan pjesën tjetër të Doneckut, dhe është e qartë se ukrainasit nuk do të bien dakord me këtë", tha Rubio në një konferencë për shtyp.

Duke folur për mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, Rubio kujtoi se presidenti amerikan Donald Tramp vendosi sanksione ndaj Rusisë, "gjë që ata i kërkuan atij të bënte".

"Por, për sa i përket rezultateve, ne vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë, plus tani edhe sanksionet e reja", tha Rubio.

Kur u pyet për diskutimet e supozuara në BE për operacioneve të mundshme ushtarake në Venezuelë, Rubio tha se tema "nuk u ngrit në asnjë nga takimet" që ai mori pjesë dhe shtoi:

"Bashkimi Evropian nuk përcakton se çfarë është e drejta ndërkombëtare, as se si Shtetet e Bashkaura të Amerikës e mbrojnë sigurinë e tyre. SHBA-ja është nën sulm nga narko-terroristët e krimit të organizuar në hemisferën tonë dhe presidenti po vepron në mbrojtje të vendit tonë", tha ai.

Rubio e kritikoi regjimin e presidentin të Venezuelës, Nikolas Maduro, duke e quajtur atë "jolegjitim".

"Mjafton të themi se problemi që kemi është se lideri i lartë i atij regjimi, i atij regjimi jolegjitim, është akuzuar edhe në SHBA, në qarkun jugor të Nju-Jorkut, nën akuzë për drogë", tha Rubio. 

Sipas tij, "regjimi i Maduros i mashtroi të gjithë" - SHBA-në, Vatikanin, norvegjezët.

Ai, gjithashtu, konfirmoi se ka pasur përparim në formulimin e një rezolute ndërkombëtare për forcat e stabilizuara për Gazën, duke theksuar se ishte një "mision jo-luftarak" që synonte sigurimin e sigurisë dhe demilitarizimin e Hamasit.

Rubio konfirmoi se nuk ka negociata aktive me Rusinë për vazhduar marrëveshjen "START i ri" për armët bërthamore, por se ekziston një "gatishmëri për bisedë".

Ai shtoi se nuk ka biseduar me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavror "për rreth një muaj", por se bisedimet ishin "profesionale dhe produktive".

Kur u pyet për planet e Evropës për të shfrytëzuar mjete të ngrira ruse për mbështetjen e Ukarinës, Ruboi tha se ministria e Financave e SHBA-së po merret me këtë çështje, por konfirmoi se Uashingtoni po "ndjek përpjekjet evropiane". 

Ai, gjithashtu, sqaroi se Hungaria ka marrë lirime të kufizuara nga sanksionet për shkak të projekteve me kompanitë ruse, duke përfshirë një central bërthamor dhe rrjedhat energjetike. 

Rubio konkludoi se SHBA-ja "do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri në mbrojtje të interesave të tyre" dhe se presin "rezultate konkrete, e jo vetëm mbështetje deklarative" nga partnerët e tyre në Evropë dhe Amerikën Latine. ls/

Foto: EPA 

 

Остани поврзан