Rubio dhe Vitkof në Paris në bisedime për përfundimin e luftës në Ukrainë, njoftoi Departamenti amerikan i shtetit
- Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio dhe i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë Stiv Vitkof nga sot deri më 18 prill do ta vizitojnë Parisin për të biseduar me partnerët e tyre evropian për ndërprerje të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, transmetoi Rojters, duke i'u referuar kumtesës së Departamentit amerikan të shtetit.

Uashington, 16 prill 2025 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio dhe i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë Stiv Vitkof nga sot deri më 18 prill do ta vizitojnë Parisin për të biseduar me partnerët e tyre evropian për ndërprerje të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, transmetoi Rojters, duke i'u referuar kumtesës së Departamentit amerikan të shtetit.
Negociatat që i inicioi presidenti amerikan Donald Tramp për armëpushim midis palëve ndërluftuese deri tani nuk dhanë kurrfarë suksesi, ndërsa sulmi rus ndaj qytetit Sumi në Ukrainën verilindore të dielën, në të cilin humbën jetën të paktën 35 civilë, është dëshmi për vazhdimin e këtij konflikti vdekjeprurës, shënojnë agjencitë.
Pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin pardje, Vitkof tha se bisedat janë "në prag" të progresit.
Takimi në Paris mbahet edhe në sfondin e negociatave ndërmjet Teheranit dhe Uashingtonit për programin bërthamor iranian në Oman, të cilat fillimisht ishin planifikuar të mbahen në Romë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s