• недела, 20 октомври 2024

Rrokulliset një autobus turistik në Turqi, gjashtë persona humbin jetën, 25 të tjerë të lënduar

Rrokulliset një autobus turistik në Turqi, gjashtë persona humbin jetën, 25 të tjerë të lënduar

Ankara, 18 tetor 2024 (MIA) - Së paku gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa 25 të tjerë janë lënduar pasi një autobus turistik është përmbysur në Aksaraj të Turqisë.

Autobusi turistik, nga arsye ende të panjohura është përmbysur në lokacionin Axhipinar në autostradën Aksaraj-Ankara. Në vendin e aksidentit janë dërguar një sërë automjetesh emergjente, policia dhe zjarrfikësit.


 Guvernatori i Aksarajt, Mehmet Ali Kumbuzoglu, deklaroi se autobusi turistik ka lëvizur nga Balikesir për në Kapadokia.

“Fatkeqësisht në këtë aksident trafiku jetën e kanë humbur gjashtë qytetarë tanë. Sipas informacioneve të para, kemi 25 persona të lënduar. Është ngritur hetim", shtoi Kumbuzoglu.

foto: X

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 
 

Тагови

Остани поврзан