• понеделник, 15 декември 2025

Rritet niveli i ujit në disa lumenj në vend

Rritet niveli i ujit në disa lumenj në vend

Shkup, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Rritje e niveleve të lumenjve krahasuar me mesataren për dhjetorin janë regjistruar sot në Pçinjë të Banjës së Katllanovës, në Vardar në Jegunovc, në Shkup, në Veles dhe në Demir Kapi, në Treskë në Makedonski Brod, në Drinin e Zi në Lozhan, si dhe në Sateska në Botun, njoftoi DPHM-ja. 

Megjithatë, jo të gjitha ujërat po shfaqin rritje. Niveli i Bregalnicës në Berovë dhe Shtip, Pçinjë në Pelincë dhe Cërna Reka në Novac është nën vlerat mesatare të dhjetorit.

Sipas matjeve të sotme, nivelet e ujërave të Liqenit të Ohrit, Liqenit të Prespës dhe Liqenit të Dojranit janë brenda mesatares. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Тагови

Остани поврзан