• вторник, 07 април 2026

Rreth një e pesta e pompave të benzinës në Francë mbetën pa karburant

Rreth një e pesta e pompave të benzinës në Francë mbetën pa karburant

Paris, 7 prill 2026 (MIA) - Rreth 18 për qind e pompave të benzinës në Francë në mëngjes mbetën pa asnjë lloj karburanti, deklaroi zëdhënësja e qeverisë dhe ministre e Energjetikës Mod Brezhon.

Sipas saj, 83 për qind e pompave që mbetën pa karburant janë pompat e "TotalEnerxhis", të cilat në këtë situatë i kufizuan çmimet e karburanteve në 1,99 euro për një litër benzinë dhe 2,09 euro për një litër dizel, poblikoi portali "BFM TV".

Brezhon publikoi se kryeministri francez Sebastijan Lekornu ditëve të fundit e prezantoi "pakon e re të ndihmës" për karburantet, por saktësoi se ndihma nuk do të jetë universale dhe se nuk do të ketë ngrirje të çmimeve.

Brezhon tha se pakoja do të përfshijë masa specifike për ndihmë të konsumatorëve të goditur nga gjendja momentale në tregun e karburanteve. sa/

foto: EPA

Остани поврзан