Rreth 70 mijë amvisëri në Odesa mbrëmë mbetën pa energji elektrike
- Rreth 70 mijë amvisëri në qytetin ukrainas Odesa mbrëmë mbetën pa energji elektrike, kumtoi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në video-fjalimin e tij të djeshëm drejtuar kombit.
Kiev, 11 gusht 2026 (MIA) - Rreth 70 mijë amvisëri në qytetin ukrainas Odesa mbrëmë mbetën pa energji elektrike, kumtoi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në video-fjalimin e tij të djeshëm drejtuar kombit.
"Gjatë tërë ditës në Odesa u punua për ripërtëritjen e furnizimit me energji elektrike. Pjesa më e madhe e shfrytëzuesve tashmë kanë rrymë, por ende ka punë", theksoi ai.
Zelenski i falënderoi të gjithë të punësuarit në ekipet teknike dhe në kompanitë energjetike, si dhe pjesëtarët e Shërbimit shtetëror për situata të jashtëzakonshme, të cilët po marrin pjesë në ripërtëritjen e furnizimit.
"Deri dje rreth 70 mijë familje mbetën pa rrymë. Të gjitha resurset e domosdoshme janë mobilizuar", shtoi Zelenski.
Forcat ruse në natën drejt 9 gushtit e sulmuan qytetin port në Detin e Zi, Odesa, me raketa balistike dhe dronë goditës. Në sulm u lënduan së paku 12 persona, ndërsa u shkaktua edhe dëm material në infrastrukturë. ab/
foto/МIА arkivi