Rreth 10 milionë euro do të investohen në rikonstruimin e objekteve të Armatës së Maqedonisë, paralajmëroi Misajllovski
- Shtatëmbëdhjetë rikonstruksione të objekteve të Amatës së Maqedonisë do të ketë këtë vit, ndërsa investimi është rreth dhjetë milionë euro, paralajmëroi sot gjatë vizitës në kaezerëm "Jane Sandanski" në Shtip, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
Shtip, 9 mars 2026 (MIA) - Shtatëmbëdhjetë rikonstruksione të objekteve të Amatës së Maqedonisë do të ketë këtë vit, ndërsa investimi është rreth dhjetë milionë euro, paralajmëroi sot gjatë vizitës në kaezerëm "Jane Sandanski" në Shtip, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
Ai sot së bashku me përfaqësues nga Shtatmadhoria e Armatës dhe Ministria e Mbrojtjes kryen mbykëqyrje në aktivitetet ndërtimore të objekteve të cilat janë rikonstruuar.

"Sot mund të shohim një objekt tërësisht të përfunduar. Por edhe një që është pothuajse 70 për qind e përfunduar. Pres që muajin tjetër ky objekt të përfundojë tërësisht, objektet 34 dhe 35. Me këto kushte tregojmë se kujdesemi plotësisht për një infrastrukturë të re moderne. Këto janë vetëm disa nga objektet që po rikonstruojmë. Siç mund ta shihni, një rindërtim krejtësisht i ri, ndërsa këtë do ta bëjmë në të gjitha kazermat. Vazhdimisht investojmë në projekte të reja", tha Misajllovski.
Ministri i Mbrojtjes theksoi se rikonstruimi i dy objekteve në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip kushtoi rreth një milion euro. Ai numëroi vetëm disa nga projektet, të cilat sipas tij konsiderohen të rëndësishme, ndërsa përmendi edhe projekte të reja të cilat priten gjatë vitit.
"Rreth 17 projekte të reja presim t'i fillojmë këtë vit, ndërsa së bashku këtë vit dhe vitin tjetër, planifikojmë të investojmë mbi 10 milionë euro direkt në infrastrukturë. Të rindërtojmë të gjitha këto kapacitete që kemi si Ministri e Mbrojtjes, ku nuk janë prekur me vite", tha Misajllovski. rq/
Foto: MIA