Rojet kufitare iraniane qëlluan 10 afganë të cilët janë përpjekur të kalojnë kufirin ilegalisht
- Rojet kufitare iraniane mbrëmë qëlluan 10 qytetarë afganë, të cilët po përpiqeshin të hynin ilegalisht në Iran, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Kabul, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Rojet kufitare iraniane mbrëmë qëlluan 10 qytetarë afganë, të cilët po përpiqeshin të hynin ilegalisht në Iran, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Incidenti ndodhi në provincën perëndimore afgane Farah, në kufirin me Iranin, ndërsa dy anëtarë të grupit që u përpoqën të hynin ilegalisht në Iran rezultojnë të zhdukur.
Mijëra afganë përpiqen të hyjnë ilegalisht në Iran çdo vit, të nxitur nga varfëria e rëndë, papunësia dhe pasojat e fatkeqësive natyrore dhe dekadave të konfliktit. Në vitin 2025, dhjetëra mijëra migrantë dhe refugjatë afganë u deportuan nga Irani pasi Teherani vendosi një afat deri më 6 korrik që afganët të cilët nuk kanë dokumente të largohen nga vendi. Një numër i madh i afganëve janë kthyer në atdheun e tyre pas konfliktit midis Iranit dhe Izraelit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s