Ristovski dhe Mickoski takohen me Çeferin: Fokus në zhvillimin e futbollit në Maqedoni
- Ministri i Sportit Borko Ristovski, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, sot në Qeveri u takuan me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoni me ftesë të presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiq, njoftoi Ministria e Sportit.
Shkup, 16 prill 2026 (MIA) - Ministri i Sportit Borko Ristovski, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, sot në Qeveri u takuan me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoni me ftesë të presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiq, njoftoi Ministria e Sportit.
Në takim, siç thuhet në njoftimin për shtyp, u diskutuan drejtimet e ardhshme për përparimin e futbollit në Maqedoni, nga zbatimi i projekteve të rëndësishme infrastrukturore deri te zhvillimi dhe mbështetja shtesë e kategorive të të rinjve.
"Jam i bindur se ky takim do të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit përmes projekteve dhe iniciativave të reja konkrete nën ombrellën e UEFA-s, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e futbollit në Maqedoni në të gjitha nivelet. Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim për zhvillimin e sportit të Maqedonisë dhe krijimin e kushteve për suksese të reja", theksoi Ristovski pas takimit të sotëm me kreun e UEFA-s.
Së bashku me kreun e futbollit evropian, delegacioni i UEFA-s përfshin edhe Zoran Lakoviqin, drejtorin e shoqatave kombëtare të UEFA-s, dhe Denis Bastari, kreun e zhvillimit të shoqatave kombëtare të UEFA-s. sa/
Foto: Ministria e Sportit