• сабота, 16 мај 2026

Ristov: Do të bëjmë analizë për rrymën, nuk pres rritje drastike të çmimit të energjisë ngrohëse

Ristov: Do të bëjmë analizë për rrymën, nuk pres rritje drastike të çmimit të energjisë ngrohëse

Sj]hkup, 7 maj 2026 (MIA) - Kryetari i ri i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE), Aco Ristov paralajmëron analizë të katër blloqeve tarifore në faturat për energji të shpenzuar elektrike për shfrytëzuesit e tregut rregullator dhe porositë se sipas tij është e palogjikshme të paguhen katër çmime për një produkt të njejtë të bursës.

"Qëndrimi im personal është se duhet të hapet edhe këtë çështje do ta shqyrtojmë në periudhën në vijim nëse ka blloqe apo jo ose të dimenzionohen ndryshe. Do të bëjmë analizë nga përvoja e deritanishme sepse tashmë disa vite funksionojnë blloqet dhe është zgjidhje valide. Njëherit, nga prëvojat në rajon do të shohim si mund të bëhet diçka dhe nëse mund të bëhet diçka më mirë në interes të konsumatorëve të fundit", deklaroi Ristov në përgjigje të pyetjes pas takimit të sotëm me gazetarë në hapësirat e KRRE-së dhe shtoi se në çdo rast, edhe njëherë do të bëhet analizë.

Është e mundur, të bëjmë ndonjë mënyrë të re, që do të jetë më e drejtë.

"Padrejtësia e sistemit ekzistues është që energjia e njejtë paguhet me çmime të ndryshme. Energjia është mall burse me çmim dhe ai i cili prodhon e shet me çmim të njejtë, ndërsa gjithçka tjetër është kategori sociale të duhet të harmonizohet me shtetin. Nuk mund të ekzistojnë pesë çmime për një prodhim të njejtë. Prandaj do t'i shqyrtojmë prëvojat nga zbatimi i sistemit tarifor dhe do të bëjmë analizë nga çka do të varet se çfarë do të bëjmë në të ardhmen", saktësoi Ristov.

Kryetari i KRRE-së nuk pret të ketë rritje drastike të çmimit që e paguajnë konsumatorët e fundit të kyçur në sistemin për energji ngrohëse.

"Në pjesën e gazit tani për tani nuk ka fluktacione të mëdha për dallim nga ato që ndodhin kur derivatet e naftës dhe çmimi i tij është relativisht stabil. Nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë ngrohëse për konsumatorët e fundit do të dihet nga fundi i korrikut, sepse parashtrimi i kërkesave të kompanive të cilat punojnë në këtë sektor është përfundimisht me 30 qershprin pas çka Rregullatori i përpunon të dhënat. Varësisht nga të dhënat që i morëm bga bursat, bëjmë krahasim dhe sjellim çmim rergullator për të cilin në këtë moment nuke  dimë nëse do të jetë diç më i lartë: Me siguri për shkak të ngjarjeve inflatore do të ndodhë ndon jë rritje megjithatë nuk pritet që kjo të jetë drastike sepse megjithatë çmimi i gazit nuk u rrit në tregje siç është tej derivatet e naftës", saktësoi Ristov. ab/

Foto: МIА

Остани поврзан