Riadi e përshëndeti marrëveshjen për Gazën dhe bëri thirrje për tërheqje të plotë të Izraelit
- Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite përshëndeti marrëveshjen për armëpushim në Gaza të arritur ndërmjet Izraelit dhe grupit islamik Hamas, njëkohësisht duke bërë thirrje për tërheqjen e plotë të Izraelit nga territori palestinez të shkatërruar nga lufta 15-të muajshe.
![Riadi e përshëndeti marrëveshjen për Gazën dhe bëri thirrje për tërheqje të plotë të Izraelit](https://mia.mk/images/20250116084623_big_730x400_48.webp )
Riad, 16 janar 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite përshëndeti marrëveshjen për armëpushim në Gaza të arritur ndërmjet Izraelit dhe grupit islamik Hamas, njëkohësisht duke bërë thirrje për tërheqjen e plotë të Izraelit nga territori palestinez të shkatërruar nga lufta 15-të muajshe.
"Arabia Saudite përshëndeti marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës, si dhe përpjekjet e Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së në lidhje me këtë. Mbretëria thekson rëndësinë e respektimit të marrëveshjes dhe t'i jepet fund agresionit izraelit në Gaza dhe tërheqjes së plotë të forcave pushtuese izraelite nga Rripi i Gazës dhe nga "të gjitha territoret tjera palestineze dhe arabe", thuhet në kumtesën e Ministrisë.
Katari, SHBA dhe Egjipti dje publikuan se është lidhur marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve, pas më shumë se 15 muaj luftë ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, që çoi në vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve në enklavën palestineze. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s