• среда, 18 февруари 2026

Reshje bore me intensitet të dobët në Ponikvë, mjegull deri në 150 metra në Presekë

Reshje bore me intensitet të dobët në Ponikvë, mjegull deri në 150 metra në Presekë

 Shkup, 17 shkurt 2026 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Reshje bore me intensitet më të dobët janë regjistruar në Ponikvë, e cila nuk mbetet në rrugë. Dukshmëria është e zvogëluar për shkak të mjegullës në qafën malore të Presekës deri në 150 metra, njoftojnë nga NP "Rrugët e Maqedonisë".

 Të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme. Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.

 NP "Rrugët e Maqedonisë" apelon për drejtim të kujdesshëm me automjetet, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.

 Ekipet kujdestare të NP "Rrugët e Maqedonisë" janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.

 Foto: Arkivi 

 

Остани поврзан