Regjim i posaçëm trafiku në Shkup të mërkurën shkaku i vizitës së presidentit zviceran
- Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Gi Parmelen të mërkurën (29 prill) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend, me çka në Shkup do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni, njofton MPB.
Shkup, 27 prill 2026 (MIA) - Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Gi Parmelen të mërkurën (29 prill) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend, me çka në Shkup do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni, njofton MPB.
Për shkak të vizitës, Njësia për siguri në trafikun rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë në zonën qendrore të Qytetit të Shkupit.
Nga MPB apelojnë deri te të gjithë qytetarët që marrin pjesë në komunikacion të respektojnë urdhrat e dhënë nga policia.
Foto: MPB