• вторник, 24 март 2026

Reagim i Kremlinit: Agresion i hapur kundër Teheranit

Reagim i Kremlinit: Agresion i hapur kundër Teheranit

Moskë, 2 mars 2026 (MIA) – Kremlini sot kumtoi se Rusia është në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësinë iraniane për shkak të, siç bëri të ditur, “agresionit të hapur” kundër Teheranit dhe se është thellë e dëshpëruar nga mënyra se si zhvillohen ngjarjet. 

Presidenti rus Vladimir Putin dje e dënoi vrasjen e liderit suprem iranian, ajatollahut Ali Hamnei, si vrasje “cinike”, përderisa Ministria ruse e Punëve të Jashtme i akuzoi SHBA-në dhe Izraelin se po e shtyjnë Lindjen e Mesme në “humnerë të përshkallëzimit të pakontrolluar”. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, deklaroi sot se Rusia e analizon situatën dhe nxjerr konkluzione të saj pasi Uashingtoni vendosi të fillojë sulme ndaj Iranit edhe krahas asaj që Moska i vlerësonte bisedime premtuese. 

“Në lidhje me bisedimet ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, me ndërmjetësim të Omanit, gjithsesi mund të shprehim dëshpërim të thellë sepse, edhe krahas raporteve për përparim të dukshëm në ato bisedime, situata u përkeqësua në agresion të hapur”, deklaroi Peskovi. 

Ai shtoi se Putini gjatë ditës duhet të realizojë bisedë ndërkombëtare telefonike me Iranin, por nuk bëri të ditur me kë. 

“Vetëm mund të them se jemi në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësinë iraniane dhe bisedojmë për situatën në këtë vend. Në të njëjtën kohë, e vazhdojmë dialogun me liderët e vendeve të goditura nga konflikti, duke përfshirë edhe shtetet nga Gjiri Persik”, tha Peskovi. fc/

Foto: EPA

Остани поврзан