Raport i Komunitetit të transportit: Fokus në sigurinë në trafik, modernizimin e hekurudhës dhe qëndrueshmërinë e rrugëve
- Komuniteti i transportit porositi që shteti të përqëndrohet në aktivitete për përmirësimin e sigurisë në trafik me vazhdimin dhe mbindërtimin e projektit "Qyteti i sigurt" dhe qasje koordinuese nga të gjithë autorët në shoqëri. Vlerësimet e Komunitetit të transportit, raportet e të cilit u prezantuan sot në Parlament, janë se ka një përmirësim në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, me një tregues se duhet të planifikohet edhe mirëmbajtja e saj. Nevojitet të punohet në ndërtimin dhe modernizimin e hekurudhës, ku theksohet si i rëndësishëm tejkalimi i problemit të lidhjes hekurudhore me Bullgarinë pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e tunelit ndërkufitar, si dhe lëshimi në funksion të pjesës së parë nga tre të hekurudhës Shkup-Sofje.
Shkup, 21 prill 2026 (MIA) - Komuniteti i transportit porositi që shteti të përqëndrohet në aktivitete për përmirësimin e sigurisë në trafik me vazhdimin dhe mbindërtimin e projektit "Qyteti i sigurt" dhe qasje koordinuese nga të gjithë autorët në shoqëri. Vlerësimet e Komunitetit të transportit, raportet e të cilit u prezantuan sot në Parlament, janë se ka një përmirësim në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, me një tregues se duhet të planifikohet edhe mirëmbajtja e saj. Nevojitet të punohet në ndërtimin dhe modernizimin e hekurudhës, ku theksohet si i rëndësishëm tejkalimi i problemit të lidhjes hekurudhore me Bullgarinë pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e tunelit ndërkufitar, si dhe lëshimi në funksion të pjesës së parë nga tre të hekurudhës Shkup-Sofje.
Drejtori i Komunitetit të transportit, Matej Zakonjshek, prezantoi gjetjet kryesore të raporteve, duke ofruar një pasqyrë më të gjerë të situatës dhe progresit në fushat kryesore si siguria, digjitalizimi, zhvillimi i infrastrukturës dhe harmonizimi i legjislacionit kombëtar me politikat dhe standardet e Bashkimit Evropian.
Theks i veçantë u vu në nevojën për avancimin gjithëpërfshirës të sistemit të transportit, me fokus në modernizimin e rrjetit hekurudhor dhe forcimin e sigurisë rrugore përmes reformave të vazhdueshme, forcimit institucional dhe zbatimit të dokumenteve strategjike.
"Për t'u arritur integrimi i plotë i tregjeve të transportit nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian, reformat dhe projektet duhet të shkojnë krah për krahu", tha Zakonjshek në prezantimin e gjetjeve kryesore të Raporteve vjetore për vitin 2025 të Komunitetit të transportit para Komisionit parlamentar për çështje evropiane.

Kryetari i Komisionit, Antonijo Milloshoski, në fjalimin e tij tha se politika e transportit është pjesë e Klasterit 14 dhe paraqet segment të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, me Komunitetin e Transportit si partner i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm. Ai iu referua gjithashtu progresit të Korridorit 8, duke treguar se është në fazën e ndërtimit pas tejkalimit të sfidave të mëparshme.
Në të njëjtën kohë, Milloshoski theksoi se sistemi "Qyteti i Sigurt" tashmë po jep rezultate pozitive dhe është në proces zgjerimi në më shumë qytete dhe komuna, me ç'rast pritet ulja e numrit të viktimave dhe përmirësimi i sigurisë së përgjithshme në komunikacion.
Sesioni konfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Komunitetin e Transportit dhe zbatimin konsekuent të reformave, me qëllim të avancimit të sektorit të transportit, rritjes së sigurisë dhe integrimit më të shpejtë të vendit në rrjetet evropiane të transportit. bsh/
Foto: Printskrin