Rada supreme e Ukrainës e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin e përgjithshëm në vend
- Rada supreme e Ukrainës sot miratoi propozim ligjin për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit të përgjithshëm në vend për 90 ditë të tjera, deri më 6 gusht.

Kiev, 16 prill 2025 (MIA) - Rada supreme e Ukrainës sot miratoi propozim ligjin për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit të përgjithshëm në vend për 90 ditë të tjera, deri më 6 gusht.
Gjendja e jashtëzakonshme dhe mobilizimi i përgjithshëm do të vazhdojë deri më 9 maj deri në orën 05:30 dhe do të jetë në fuqi për 90 ditët e ardhshme.
Këtë informacion e ka publikuar deputeti Jaroslav Zheleznjak në kanalin e tij Telegram.
"Parlamenti pas të 15-të në këtë mbledhje, miratoi propozim ligjin numër 13172, me të cilin zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 6 gusht (për 90 ditë)", tha Zheleznjak, transmetojnë mediat ukrainase.
Për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, sipas tij, votuan 357 deputetë, ndërsa një ishte kundër.
Rada miratoi dhe vazhdimin e periudhës së mobilizimit të përgjithshëm deri në të njëjtën datë.
Vendimi u mbështet nga 346 deputetë, një votoi kundër, ndërsa një i përmbajtur.
Më herët, më 15 janar të këtij viti, Rada supreme mori vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimin deri më 9 maj.
Që këto vendime të hyjnë në fuqi, ato duhet të nënshkruhen nga presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Presidenti Zelenski më herët deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme do të hiqet vetëm pas përfundimit të luftës, pas çka do të mbahen zgjedhjet.
Ai shtoi se nuk planifikon shtyrjen e zgjedhjeve. rq/
Foto: EPA