• четврток, 19 март 2026

Qyra me llogaridhënie për punën e bërë, problemi me ujin është sfida më e madhe

Qyra me llogaridhënie për punën e bërë, problemi me ujin është sfida më e madhe

Strugë, 26 shkurt 2026 (MIA) - Problemi me ujin e pijshëm në Strugë dhe fshatrat përreth është sfida më e madhe me të cilën përballet kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra. Ai e theksoi këtë në konferencën e sotme për shtyp ku raportoi për punën e bërë në 100 ditët e para të mandatit të tij, duke theksuar se furnizimi me ujë i Strugës me ujë cilësor ka qenë një problem i akumuluar me vite për shkak të menaxhimit të dobët.

"Por, kjo është përgjegjësia jonë dhe nuk po i ikim. Ndotja ka ndodhur edhe më parë, një vit më parë dhe tre vjet më parë, por tani jam transparent dhe për këtë arsye jemi këtu, kemi marrë të gjitha masat. Me ekspertë, vazhdojmë të përcaktojmë shkakun e ujit të turbullt dhe do të dalim me një përfundim zyrtar", tha Qyra.

"Ne kemi ekspertë që tashmë punojnë në terren, do ta dimë saktësisht se nga vjen kjo ndotje. Fatkeqësisht, ne kemi përdorur të njëjtin ujë për vite me radhë. Mendoj se kjo nuk ndodhi për tre muaj. Ju e dini që puna është bërë këtu për vite me radhë, si me gërmime ashtu edhe me masat e pamarra", theksoi Qyra.

Uji nga sistemi i furnizimit me ujë i Strugës është ndaluar për përdorim prej 18 ditësh, për shkak të turbullirës së lartë në burimet në "Shum". Për momentin, sistemi i furnizimit me ujë të qytetit është i lidhur vetëm me burimet në Belicë, të cilat kanë një rendiment më të ulët, dhe në rast se turbullira nga burimi në "Shum" vazhdon, Qyra paralajmëroi kufizime në procesin e furnizimit me ujë.

Ai premtoi se Komuna, në bashkëpunim me ndërmarrjen publike “Ujësjellës dhe Kanalizime”, do të gjejë një mënyrë që qytetarët të lirohen nga pagesa e faturave.

Pasi mori detyrën si kryetar komune, ai theksoi se u përball me, siç tha, realitetin e vështirë financiar në Komunë.

Në 100 ditët e kaluara, sipas tij, në terren është zgjedhur problemi me ndriçimin publik, u hoqën barrierat horizontale në kej, të cilat, siç tha, lehtësuan lëvizjen e qytetarëve, u pastruan kanalet e kullimit, u intensifikuan punimet për zëvendësimin e tubave të azbestit dhe aktivitetet ndërtimore në qytet.

Ndër të tjera, Qyra përmendi edhe prokurimin e korpave për mbeturina, kamionëve për mbeturina komunale, një cisterne për pastrimin e rrugëve dhe paralajmëroi se është përgatitur dokumentacioni teknik për ndërtimin e një kopshti të ri. ls/

Foto: MIA

 

 

Остани поврзан