• сабота, 16 мај 2026

QMK: Vihet nën kontroll zjarri në Shuto Orizare, digjej makina për bluarjen e hekurit

QMK: Vihet nën kontroll zjarri në Shuto Orizare, digjej makina për bluarjen e hekurit

Shkup, 4 maj 2026 (MIA) - Sot shpërtheu zjarr në një deponi në Komunën e Shuto Orizares. Sipas informatave të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) digjej makina për bluarjen e hekurit, por zjarri është vënë nën kontroll.

"Në numrin emergjent 112 është pranuar thirrje për zjarr në një makinë për bluarjen e hekurit në rrugën "1675" nr.24, në Shuto Orizare. Briga për mbrojtje nga zjarri e Qytetit të Shkupit ka intervenuar me dy automjete të zjarrfikësve", njoftoi QMK.

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali thotë se sipas informacionit nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, të marrë në orën 12:03 nga kryetari i komunës së Shuto Orizares, zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik nga përhapja e tij, pasi parcela është e rrethuar me mure. sa/

Foto: QMK

 

Остани поврзан