Qeveria vazhdimisht punon në avancimin e sistemit elektroenergjetik, thotë Mickoski
- Qeveria vazhdimisht punon në avancimin e sistemit elektroenergjetik, thotë kryeministri Hristian Mickoski duke e cekur ndërtimin e interkonektorëve. Pret tashmë javën e ardhshme të fillojë edhe ndërtimi i interkonektorit verior.
Shkup, 6 maj 2026 (MIA) - Qeveria vazhdimisht punon në avancimin e sistemit elektroenergjetik, thotë kryeministri Hristian Mickoski duke e cekur ndërtimin e interkonektorëve. Pret tashmë javën e ardhshme të fillojë edhe ndërtimi i interkonektorit verior.
"Qeveria e përforcon sistemin transmetues të tensionit të lartë, këtu mendoj për sistemin e MEPSO-s. E dini se po ristartohet sërish ndërtimi i interkonektorit me Shqipërinë. Vazhdojnë të rinovohen edhe unazat e brendshme, po rikonstruohen dhe por rritet kapaciteti. Njëkohësisht, në energjetikë vazhdojmë me investim në interkonektorët e gazit me Greqinë dhe pres tashmë javën tjetër, pasi që të merren të gjitha mendimet, të fillojë ndërtimi i interkonektorit verior", deklaroi Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas ngjarjes për fillimin e Tregut për energji elektrike në ditën e sotme.
Potencoi se e kanë lëshuar naftëpërçuesin me Greqinë fqinje, me çka, siç tha, praktikisht rafineria "Okta" është drejtpërdrejtë e lidhur me portin e Selanikut.
"Po punohet edhe për shumë projekte të tjera, të cilat do të thonë sistem më i mirë. Njëri prej tyre është edhe ky sot, i cili paraqet hap historik përpara", tha kryeministri Mickoski. ab/
Foto МIА arkivi