• сабота, 16 мај 2026

Qeveria javën e ardhshme do t'i analizojë ofertat për rindërtimin dhe rikonstruimin e spitaleve në Shtip, Kërçovë dhe Tetovë, njoftoi Mickoski

Qeveria javën e ardhshme do t'i analizojë ofertat për rindërtimin dhe rikonstruimin e spitaleve në Shtip, Kërçovë dhe Tetovë, njoftoi Mickoski

Kërçovë, 15 maj 2026 (MIA) - Ka përfunduar thirrja për zgjedhjen e kompanisë që do t'i financojë tre projektet kapitale në fushën e shëndetësisë dhe atë në Shtip, Kërçovë dhe Tetovë. Qeveria javën e ardhshme do t'i analizojë ofertat e dorëzuara, njoftoi sot nga Kërçova kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski.

"Sa i përket projekteve të lidhura me shëndetësinë, e dini se ato pjesë e partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar. Ministria e Financave tashmë pati një thirrje ndërkombëtare, në të cilën kërkojmë që kompania, e cila do t'i financojë ato projekte, ndërsa praktikisht garancion do të japë banka Eksim e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo thirrje tashmë ka përfunduar, i kemi ofertat dhe tashmë javën e ardhshme do t'i analizojmë", deklaroi Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se bëhet fjalë për një investim në dy faza, nga të cilat në fazën e parë është Spitali Klinik në Shtip së bashku me Fakultetin e Shkencave Mjekësore dhe Konvikti, pastaj Shtëpia Shëndetësore me veprimtari të zgjeruar në Kërçovë dhe rikonstruimi i Spitalit Klinik në Tetovë. Ndërsa në fazën e dytë të këtij projekti është Qendra e madhe Klinike në Shkup.

"Ashtu që pas përfundimit të evaluimit dhe zgjedhjes së institucionit financiar vazhdojmë me realizimin e këtyre projekteve", nënvizoi Mickoski.

Sa i përket çështjes për kur do të finalizohet ndërtimi i pishinës së mbyllur në Kërçovë, kryeministri Mickoski u përgjigj se ky projekt së shpejti do të përfundojë.

"Një nga ato projekte që trashëguam nga askund, nga Qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së ishte pikërisht edhe ky projekt në Kërçovë. Të gjitha pengesat janë mënjanuar për vazhdimin e aktiviteteve dhe pres shumë shpejtë të përfundojë, njejtë siç përfundojnë një nga një edhe projektet tjera, të kësaj natyre", tha Mickoski. sa/

Foto: printskrin

 

Остани поврзан