Qasje moderne ndaj shëndetit të grave, me theks në PMOS/PCOS në fokus të "Javës së shëndetit të grave 2026"
- Qasja moderne ndaj shëndetit të grave, me theks të veçantë në gjendjen që sot konsiderohet si një nga çrregullimet më të zakonshme endokrine dhe metabolike tek gratë në moshë riprodhuese - PMOS/PCOS, do të jetë në fokus të shënimit të këtij viti të "Javës së shëndetit të grave 2026".
Shkup, 15 maj 2026 (MIA) - Qasja moderne ndaj shëndetit të grave, me theks të veçantë në gjendjen që sot konsiderohet si një nga çrregullimet më të zakonshme endokrine dhe metabolike tek gratë në moshë riprodhuese - PMOS/PCOS, do të jetë në fokus të shënimit të këtij viti të "Javës së shëndetit të grave 2026".
Fillimi i edicionit të pestë të "Javës së shëndetit të grave 2026" do të shënohet sot me një konferencë për shtyp. "Java e shëndetit të grave 2026" organizohet nga Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Maqedonisë - MAGO.
Në konferencën për shtyp do të flasin kryetari i MAGO-s, Prof. Dr. Gligor Tofoski, dhe anëtarët e Bordit Drejtues të MAGO-s, Prof. Dr. Elena Xhikova dhe Prof. Dr. Ilir Shurlani.
Në ngjarjen do të prezantohen edhe rekomandimet më të fundit ndërkombëtare dhe iniciativat globale për të ripërcaktuar këtë gjendje, e cila, sipas të dhënave globale, prek më shumë se 170 milionë gra.
Në kuadër të konferencës do të bëhet fjalë edhe për rritjen e rrezikut të infertilitetit dhe ndërlikimeve të shtatzënisë, pasojat metabolike dhe kardiovaskulare, rëndësinë e diagnozës së hershme, si dhe nevojën për edukim dhe mbështetje më të madhe publike për gratë.
Java e Shëndetit të Grave, tashmë për të pestin vit, bashkon profesionistë shëndetësorë, institucione dhe publikun përmes ligjëratave profesionale, aktiviteteve edukative dhe fushatave publike kushtuar shëndetit seksual dhe riprodhues. ls/
Foto: MAGO