Përsëri bllokada në vendkalimet kufitare Evzoni dhe Niki
- Nga ora 12 deri në orën 16 sipas kohës lokale, si dhe pasdite nga ora 18 vendkalimi kufitar Evzoni drejtë vendit tonë përsëri do të bllokohet nga bujqit grekë në kuadër të aktiviteteve të tyre, ndërsa bllokadë do të ketë edhe në vendkalimin kufitar Niki në periudhën prej orës 19 deri në orën 23, por vetëm për automjete mallrash, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Nga ora 12 deri në orën 16 sipas kohës lokale, si dhe pasdite nga ora 18 vendkalimi kufitar Evzoni drejtë vendit tonë përsëri do të bllokohet nga bujqit grekë në kuadër të aktiviteteve të tyre, ndërsa bllokadë do të ketë edhe në vendkalimin kufitar Niki në periudhën prej orës 19 deri në orën 23, por vetëm për automjete mallrash, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Bujqit në Greqi vazhdojnë me bllokadën në gjithë vendin, pasi refuzuan ftesën e kryeministrit grek për një takim pasdite, ndërsa paralelisht kërkesat e tyre ia dërguan me shkrim Qeverisë.
Gjatë ditës, sipas ANA-MPA, janë planifikuar bllokada për qarkullimin e të gjitha automjeteve në Evzoni, në periudhën nga ora 12 deri në orën 16 dhe nga ora 18 sipas kohës lokale, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, Niki drejtë Maqedonisë si dhe Promahonas dhe Eksohi drejt Bullgarisë, do të ndërpritet qarkullimi për të gjitha automjetet e mallrave.
Në Evzoni, bllokadat filluan para dy javësh, gjegjësisht më 1 dhjetor kur bujqit nga rajoni i Peonijas dhe nga qyteti i Jenixhës kanë mbërritur me traktorët e tyre, të cilët rreth 300 gjithsej, mbeten të parkuara në anën greke të kufirit.
Paralelisht, bujqit vazhduan edhe me bllokadën në autostradat në të gjithë Greqinë.
Bllokada kryesore ndodhet në Greqinë qendrore, në Nikea, pranë Larisës, në autostradën Selanik–Athinë, e cila është e mbyllur dhe qarkullimi zhvillohet përmes rrugëve dytësore.
Fermerët grekë, pas takimit të mbajtur të shtunën me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga e gjithë Greqia, vendosën të mos shkojnë në takim me kryeministrin grek, i dërguan Qeverisë një letër me kërkesat e tyre, të cilat i bënë publike edhe në mënyrë zyrtare.
Protestat e bujqëve filluan më 30 nëntor, për shkak të rritjes së shpenzimeve të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të shitjes së produkteve të tyre, për shkak të skandalit me subvencionet bujqësore evropiane, ndërsa kërkesa kryesore është pages e mbetur të subvencioneve. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s