• сабота, 16 мај 2026

Përfundoi debati për amendamentet për ndryshimet e Ligjit për Qeverinë

Përfundoi debati për amendamentet për ndryshimet e Ligjit për Qeverinë

Shkup, 23 prill 2026 (MIA) - Komisioni parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive sot pasdite mbajti debatin për amendamentet mbi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar. Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev nuk pranoi asnjë nga amendamentet e paraqitura nga deputetët e Frontit Evropian. Vazhdimi i kësaj seance, ku përfshihet edhe debati për amendamentet mbi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deputetët, me procedurë të shkurtuar, do të caktohet shtesë.

Deputetët nga opozita e kontestuan shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinos, ndërsa të zgjedhurit e popullit nga Fronti Evropian thanë se për këtë nuk ishin marrë vesh në takimin e liderëve, siç thoshte ministri Minçev. Ata i përsëritën qëndrim et tashmë të njohura në lidhje me këtë çështje. 

Lidhur me vërejtjet se ligji po miratohet me procedurë të shkurtuar, ministri i Administratës, Minçev tha se merret parasysh se kjo nuk është zgjidhje e re ligjore, por më tepër çështje harmonizimi me rregulloren ekzistuese ligjore. Lidhur me shfuqizimin e qeverisë së Përzhinos, ai tha se nuk mund ta "kuptojë" se si disa nga deputetët po mësojnë për herë të parë se "kjo zgjidhje ligjore po miratohet për 30 orë" dhe se disa kumtesa partiake thonë se po miratohet në "mënyrë kontrabande".

"Kjo është karakteristike për ato parti që merren me kontrabandë. Por le të shohim argumentet dhe faktet. Më 14 janar, një diskutim për këtë ligj u hap për herë të parë në takimin e liderëve, në të cilin morën pjesë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i Frontit Evropian. Jam gjithashtu i befasuar nga kjo mungesë koordinimi i deputetëve nga Fronti Evropian, të cilët nuk janë të njohur me atë takim të liderëve, në të cilin zotëri Ali Ahmeti tha se nuk kishte asgjë kundër shfuqizimit të kësaj qeverie teknike, por la një presje për t'u konsultuar me partnerët tanë strategjikë, që janë SHBA-në ose Bashkimin Evropian. Kryeministri u përgjigj se ata ishin konsultuar dhe se nuk kishin asgjë kundër kësaj zgjidhjeje. Dhe kjo është përgjigje e drejtpërdrejtë për pyetjen tuaj", tha Minçevi.

Minçevi tha se i kishte njoftuar ndryshimet në ligj dhe se i kishte thirrur koordinatorët e grupeve parlamentare të opozitës në një takim, dhe se ishte takuar me koordinatorin e LSDM-së, ndërsa koordinatori i Frontit Evropian tha se nevojiteshin konsultime shtesë, me të cilat ai u pajtua. Në takimin e radhës me koordinatorët në Kuvend, shtoi ai, përfaqësuesi i BDI-së përsëri nuk erdhi. "Kolegët nga LSDM dhe E majta erdhën dhe iu dha materiali i draftit të zgjidhjes ligjore, shpjegoi ai. Minçevi tha se kishte kërkuar nga shërbimet në Kuvend me numër arkivi që ta dorëzonin tekstin ligjor te grupi parlamentar i Frontit Evropian dhe se kishte kontaktuar koordinatorin me telefon, dhe materiali ishte dërguar shtesë dhe ishte dhënë një afat përmes postës elektronike.

"Të gjitha propozimet e bëra nga LSDM, përveç qeveria teknike të zgjas për një kohë të shkurtër. Ne jemi tërhequr nga plani ynë fillestar që qeveria teknike të shfuqizohet menjëherë. Nuk është e vërtetë që po shfuqizohet, ne thamë se do të jetë e vlefshme edhe në zgjedhjet e ardhshme", tha Minçevi. fc/

Foto: Printskrin

 

 

 

 

 

 

 

 

Остани поврзан