• петок, 08 ноември 2024

Putin: Ukraina duhet të jetë neutrale për të arritur deri te paqja

Putin: Ukraina duhet të jetë neutrale për të arritur deri te paqja

Moskë, 8 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin sot deklaroi se Ukraina duhet të mbetet neutrale për të pasur mundësi për paqe, duke shtuar se garancat e Ukrainës duhet të jenë në pajtim me dëshirat e njerëzve të cilët jetojnë në territorin për të cilin Rusia ka të drejtë.

"Nëse nuk ka neutralitet, është vështirë të paramendohet ekzistimi i çfaërdo lloj marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Rusisë dhe Ukrainës", tha Putin.

Ai theksoi se Rusia i ka njohur garancat postsovjetike të Ukrainës në bazë të mirëkuptimit se ajo do të jetë neutrale. NATO, e kryesuar nga SHBA-ja, disa herë ka deklaruar se Ukraina një ditë do të bashkangjitet.

"Nëse Ukraina nuk ishte neutrale, ajo 'vazhdimisht do të prëdorej si vegël në duar të gabuara dhe në dëm të interesave të Fedratës ruse", theksoi presidenti rus.

Rusia kontrollon rreth një të pestën e Ukrainës pas më shumë se dy viteve e gjysmë luftë. Më 14 qershor, Putin i theksoi kushtet e veta për përfundim të konfliktit: Ukraina do të duhet t'i braktisë ambiciet e veta për në NATO dhe t'i tërheqë të gjithë ushtarët e vet nga të gjitha territoret në rajonet për të cilat Rusia ka të drejtë.

Ukraina i hedhë poshtë ato kushte si të barabarta me dorëzimin, ndërsa presdienti VOlodimir Zelenski paraqiti "plan për fitore" për të cilin kërkoi mbështetje shtesë nga Perëndimi.

"Ne jemi të vendosur të krijojmë kushte për zgjidhje afatgjate që Ukraina të jetë shtet i pavarur, sovran, të mos jetë instrument në duart e vendeve të treta dhe të mos përdoret në interesat e tyre", tha Putin. ab/

foto: ЕPА

Остани поврзан