PSZH-ja e mbrojti titullin kampion në Francë
- Futbollistët e PSZH-së e kanë mbrojtur titullin kampion i Francës, pasi mbrëmë e kanë mundur konkurrentin kryesor Lens si mysafir me rezultatin 2:0 dhe tani kanë epërsi të paaritshme prej nëntë pikëve në një xhiro para përfundimit të sezonit.
Lens, 14 maj 2026 (MIA) - Futbollistët e PSZH-së e kanë mbrojtur titullin kampion i Francës, pasi mbrëmë e kanë mundur konkurrentin kryesor Lens si mysafir me rezultatin 2:0 dhe tani kanë epërsi të paaritshme prej nëntë pikëve në një xhiro para përfundimit të sezonit.
Golat për PSZH-në i shënuan Kvarachelia në minutën e 25-të dhe Mbaje në minutën e 94-të.
Për PSZh-në ky është titulli i 14-të në historinë e klubit dhe i teti në nëntë sezonet e fundit.
PSZh-ja tani do të përqëndrohet në finalen e Ligës së kampionëve, ku më 30 maj në Budapest do ta mbrojë titullin kundrë Arsenalit. bsh/
Foto: EPA