• сабота, 16 мај 2026

PSZh-ja dhe Bajerni i Munihut dhuruan ndeshje spektakolare në Paris, në kuadër të gjysëmfinales së Ligës së kampionëve

PSZh-ja dhe Bajerni i Munihut dhuruan ndeshje spektakolare në Paris, në kuadër të gjysëmfinales së Ligës së kampionëve

Paris, 29 prill 2026 (MIA) - Ndeshja e parë gjysëmfinale nga Liga e kampionëve, e luajtur mbrëmë ka sjellur fudboll spektakolar dhe nëntë gola në ndeshjen mes kampionit evropian PSZh dhe Bajernit të Munihut - 5:4 në favor të parisienëve. Ekipi vendas në fillim të pjesës së dytë ka pasur edhe tre gola epërsi (5:2), por mysafirët nga Gjermania megjithatë e kanë ulur epërsinë e bindshme të kundërshtarit.

Golat për PSZh-në i kanë shënuar Kviça Kvaraskelia dhe Usama Dembele nga dy dhe Zhoa Nevesh një, ndërsa për Bajernin e Munihut golat i shënuan Hari Kejn, Mishel Olise, Upamekano dhe Luis Diaz.

Ndeshja kthyese do të luhet më 6 maj në Munih.

Sonte luhet ndeshja e dytë gjysëmfinale mes Atletiko Madridit dhe Arsenalit. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан