Protesta në Vlorë për shkak të ndërprerjes pesëditore të furnizimit me ujë
- Qyteti i njohur bregdetar i Vlorës, për të pestën ditë është pa ujë të pijshëm, gjë që ka revoltuar banorët të cilët protestuan para ndërtesës së komunës duke kërkuar një zgjidhje të menjëhershme të problemit.
Tiranë, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Qyteti i njohur bregdetar i Vlorës, për të pestën ditë është pa ujë të pijshëm, gjë që ka revoltuar banorët të cilët protestuan para ndërtesës së komunës duke kërkuar një zgjidhje të menjëhershme të problemit.
"Pasi dje hynë me forcë në objektin ku administrata e komunës po mbante një takim për Vitin e Ri dhe u përleshën me policinë, sot të mbështetur nga organizatat e shoqërisë civile dhe mbështetësit e partisë Demokratike, janë përpara ndërtesës së komunës", publikoi Top çanel.
Sipas të njëjtit burim, ata u përpoqën të hynin në ndërtesë, hodhën me shishe të mbushura me ujë deti dhe u përleshën me forcën e madhe të sigurisë së policisë.
"Kriza e furnizimit me ujë është shkaktuar nga një defekt i madh në linjën kryesore të furnizimit me ujë, ndërsa përpjekjet për ta riparuar atë gjatë ditëve të fundit kanë qenë të pasuksesshme për shkak të presionit të lartë që vazhdon të shkatërrojë objektet sanitare", shtoi televizioni.
Pasditen e sotme, arritën cisternat me ujë për të furnizuar banorët, ndërsa spitali rajonal dhe institucionet me rëndësi të veçantë furnizohen me anë të anijeve zjarrfikëse nga burimi "Uji i ftohtë".
Kjo situatë ndikon negativisht ndaj turizmit, gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, pasi Vlora është një destinacion i dëshiruar për turistët e huaj. rq/
Foto: printksrin