• вторник, 14 април 2026

Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit të Agjencisë për qasje te informatat para komisionit amë

Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit të Agjencisë për qasje te informatat para komisionit amë

Shkup, 25 mars 2026 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do të mbajë seancë, në rend dite të së cilës është Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit të Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë te informartat nga karakteri publik.

Një nga organet më të rëndësishme për transparencë të institucioneve dhe të demokracisë - Agjencia për mbrojtjen e të drejtës së qasjes së lirë te informatat nga karakteri publik nga 25 dhjetori i vitit të kaluar nuk punon pasi atëherë ish drejtoreshës së Agjencisë Plamenka Bojçeva i përfundoi mandati.

Agjencia ka mbetur edhe pa zëvendësdrejtor pasi ai paraprak Blerim Iseni në zgjedhjet e fundit lokale u zgjodh këshilltar në Këshillin e Komunës së Kumanovës.

Komisioni kuvendor për zgjedhje dhe emërime në janar të këtij viti anuloi edhe një shpallje për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për qasje te informatat nga karakteri publik sepse në shpallje u paraqitën vetëm dy kandidatë, të cilët nuk kanë dorëzuar dokumentacion të plotë. sa/

Foto. MIA Arkivi

Остани поврзан